Lidhje

Një grua fiton çmimin prestigjioz "Fields"


Një matematiciene iraniane bëhet e para grua që fitoi Medaljen prestigjioze Fields në matematikë.

Maryam Mirzakhani e mori çmimin që konsiderohet si Nobeli për matematikën, në një ceremoni në Seul të Koresë së Jugut.

Ajo tha se shpreson që suksesi i saj “të inkurajojë shkencëtaret dhe matematicienet e reja”.

Mirzakhani ka lindur dhe është rritur në Iran, e ka kryer studimet e larta në Harvard dhe është profesore në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Medalja Fields u jepet një herë në katër vjet katër fituesve nga Kongresi Ndërkombëtar i Matematikës.


.

XS
SM
MD
LG