Lidhje

Sek. Mattis në vizitën e parë si kreu i Pentagonit


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis pritet të shkojë në Japoni dhe në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm. Kjo do të jetë vizita e tij e parë si kreu i Pentagonit.

Gjenerali Mattis do të niset më 1 shkurt për në Korenë e Jugut dhe do të shkojë në Tokio dy ditë më vonë. Gjatë konfirmimit të tij në Senat dhe në ditët e para në Pentagon, zoti Mattis ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancave ndërkombëtare.

Presidenti Trump, megjithatë, kërcënoi gjatë fushatës se do të tërhiqte forcat amerikane nga Koreja e Jugut dhe Japonia, në qoftë se dy vendet nuk paguajnë më shumë për mbështetjen ushtarake që marrin.

James Mattis ka qenë kreu i Komandës Qendrore amerikane dhe komandant i NATO-s për transformimin. Ai u largua nga shërbimi ushtarak në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG