Lidhje

Vdes aktori austriak Maximilian Schell


Vdiq në moshën 83-vjeçare në qytetin Insbruk të Austrisë aktori austriak Maximilian Schell, fitues i çmimit Oscar, për interpretimin e tij në filmin “Judgment at Nuremberg”, “Gjyqi i Nurembergut”.

Në ekpin realizues të filmit ishin edhe artiste të tjerë të njohur, si Spencer Tracy, Judy Garland, Marlene Dietrich dhe Montgomery Clift, por Schell u veçua, duke marrë Oscarin për portretizimin e shkëlqyer të avokatit mbrojtës gjerman. Filmi, realizim i vitit 1961, i kushtohet gjyqeve kundër nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania naziste solli pasoja edhe tek jeta personale e Maximilian Schellit. Ai pati lindur në Vienë, por u largua me prindërit për në Zvicër, pas pushtimit të Austrisë nga nazistët, në vitin 1938.

Schell ka interpretuar edhe herë të tjera role që lidhen me nazizmin, dy prej të cilave janë emëruar për çmimin Oscar, si në filmat “The Odessa File” të vitit 1975 dhe “Julia” i vitit 1977, ku kanë intrepretuar edhe aktoret e njohura Jane Fonda and Vanessa Redgrave.

Filmi i parë amerikan që Maximilian Schell ka intrepretuar ishte ai vitit 1958 “The Young Lions”, në rolin e një oficeri nazist, ku luan edhe Marlon Brando.
XS
SM
MD
LG