Lidhje

Vetëvritet aktivistja për vetëvrasjen


Një grua e diagnostikuar me sëmundje vdekjeprurëse, e cila tërhoqi vëmendje kur foli haptazi për të drejtën për vetëvrasje me asistencë për individët në gjendje të pashpresë, ka vrarë veten.

29-vjeçarja Brittany Maynard vdiq të shtunën në qytetin Portland të Oregonit, pasi mori një dozë vdekjeprurëse ilaçesh. Ajo u diagnostikua këtë vit me kancer të pakurueshëm në tru dhe, sipas mjekëve, kishte vetëm pak kohë për të jetuar. Së bashku me të shoqin, ata u zhvendosën nga Kalifornia për në Oregon, pasi në këtë shtet lejohet që pacientët në gjendje të rëndë dhe të pakurueshme shëndetësore të vrasin veten me ilaçe të dhëna nga mjeku.

Pas një komenti publik që ajo bëri përmes internetit, ku thoshte se kishte në plan të vriste veten më 1 nëntor, ajo tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe u bë zëdhënëse e një organizate që u bën presion ligjvënësve të ndryshojnë ligjet për të lejuar vetëvrasjen me asistencë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG