Lidhje

Mbërrin në Shqipëri Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Kantrimen

  • Armand Mero

Në Shqipëri mbërriti sot Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Tomas Kantrimen, i cili ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit politik shqiptarë.

Takimet e zotit Kantrimen paraprijnë ato që pritet të zhvillojë nesër në Tiranë, zëvendës sekretari amerikan i shtetit James Steinberg, i cili do të bisedojë me autoritetet më të larta shtetërore dhe politike shqiptare.

Në takimet që do të zhvillojnë në Shqipëri, zyrtarët e lartë amerikanë pritet të përqëndrohen në situatën e vështirë politike në vend e të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe do të përforcojnë rolin e prokurores së përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se duhet të ketë një hetim të paanshëm, të balancuar e profesional të ngjarjeve të 21 Janarit. Ato po i mbështesin këto hetime edhe me ekspertë që po ndihmojnë prokurorët shqiptarë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG