Lidhje

Mbërrin sot në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino

  • Armand Mero

Mbërrin sot në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino

Mbërrin sot në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino

Në Tiranë pritet të mbërrijë sot Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, në një përpjekje te re për t’i dhënë një shtysë të fundit bisedimeve që po zhvillohen mes shumicës së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe opozitës socialiste të udhëhequr nga zoti Edi Rama, për realizimin e disa reformave të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli. Burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës se përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian do të qendrojë ne kryeqytet deri nesër e do te ketë takime me të dyja palët.

Shumica dhe opozita kanë rënë dakort në parim për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, i pari që lidhet me reformën zgjedhore dhe i dyti që ka të bëjë me një kërkesë të opozitës për ndryshime në rregulloren e parlamentit, ndonese kjo nuk është bërë ende publike, persa kohe mbetet ende pezull çështja që ka të bëjë me ligjet të cilat kërkojnë një votim me tre të pestat në parlament, pra dhe mbështetjen e opozitës.

Kjo çështje në fakt këto ditë është përmendur shumë nga të dy krahët. Kryetari socialist Edi Rama deklaroi të hënën se grupi i tij parlamentar do të paraqesë një axhendë të detajuar për miratimin e këtyre ligjeve. Nga ana e saj, shumica ka ushtruar trysni të vazhdueshme publike duke i kujtuar opozitës se ajo bllokoi procesin e integrimit për shkak të refuzimit për të votuar këto ligje e duke shtuar se sipas saj, opozita nuk ka dhënë asnjë argument ligjor se përse i kundërshton.

Por socialistët kanë përsëritur disa herë se sipas tyre, këto ligje kanë mangësi në përputhjen me standartet e kërkuara nga Brukseli. Mosmarrëveshja për të gjetur një zgjidhje për afatet brenda së cilave duhet të miratohen në parlament, reflekton edhe mosbesimin e thellë që ekziston mes palëve. E ndoshta ndërhyrja e Drejtorit të Përgjithshëm Stefano Sannino mund të shërbejë për të vënë ekuilibrin e nevojshëm. Vizita e tij në Tiranë e 20 ditëve më parë përshpejtoi procesin e diskutimeve mes shumicës dhe opozitës duke bërë që të kapërcehej ngërçi lidhur me reformën zgjedhore dhe atë për rregulloren e parlamentit.

XS
SM
MD
LG