Lidhje

Mbështetësit e Gadafit godasin me raketa luftëtarët e Këshillit Kalimtar


Mbështetësit e Gadafit godasin me raketa luftëtarët e Këshillit Kalimtar
Mbështetësit e Gadafit godasin me raketa luftëtarët e Këshillit Kalimtar

Forcat besnike të Muamar Gadafit u përleshën sot me luftëtarët e qeverisë së përkohshme në dy baza të Gadafit, para afatit të caktuar për dorëzimin e tyre.

Luftëtarët pro-Gadafit goditën sot me raketa luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar pranë qytetit Bani Valid. Sulmet ndodhin pas disa ditë negociatash mes përfaqësuesve të Këshillit dhe kryetarëve të fiseve të lidhur me Gadafin.

Ndërkohë, një gjeneral i lartë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët kanë qenë anëtarë të qeverisë së Gadafit, kanë kaluar në Niger. Sipas mediave, zyrtarët vendas kanë thënë se gjenerali Ali Kana dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë së Gadafit kanë kaluar sot kufirin me Nigerin.

Po sot, Interpoli nxori një urdhër arresti për Muamar Gadafin, djalin e tij Saif al-Islam dhe ish-shefin libian të zbulimit, Abdullah al-Senussi.

XS
SM
MD
LG