Lidhje

Mbështetja për presidentin Obama bie në nivelin më të ulët


Mbështetja për presidentin Obama bie në nivelin më të ulët

Mbështetja për presidentin Obama bie në nivelin më të ulët

Dy anketa të reja, tregojnë se mbështetja për politikat e presidentit Barak Obama ka rënë në nivelin më të ulët, ndërsa ai po përpiqet të gjallërojë ekonominë e mbërthyer në vështirësi.

Një anketë e gazetës Washington Post dhe rrjetit televiziv ABC tregon se mbështetja për presidentin është 43 përqind. Ndërsa një anketë tjetër e gazetës Wall Street Journal dhe rrjetit televiziv NBC e jep mbështetjen në shifrat 44 përqind.

Të dyja anketat tregojnë se më shumë se gjysma e të anketuarve nuk janë dakort me politikat e presidentit. Peter Hart, anketuesi për gazetën Wall Street Journal thotë se, në se gjerat nuk ndryshojnë shpejt, nuk mund të thuhet më se presidenti Obama ka shanset më të mira për t’u rizgjedhur.

Të enjten presidenti ka në plan të mbajë një fjalim të rëndësishëm para kongresit për të njoftuar një plan të ri për hapjen e vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG