Lidhje

Mbi 110 të vdekur nga i ftohti në Evropën Qendrore dhe Lindore


Mbi 110 të vdekur nga i ftohti në Evropën Qendrore dhe Lindore
Mbi 110 të vdekur nga i ftohti në Evropën Qendrore dhe Lindore

Më shumë se 110 njerëz kanë vdekur në Evropën qëndrore dhe lindore, ndërsa dëbora e madhe dhe temperaturat e ftohta mbuluan shumë pjesë të rajonit.

Në Serbi, të paktën 11.000 banorë u bllokuan nga bora në një fshat të largët malor. Së paku pesë njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Serbi deri më tani.

Në Ukrainë, 20 vdekje të tjera u raportuan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63.

Në Poloni, 9 njerëz të tjerë kanë vdekur, pasi temperatura ra në minus 30 gradë Celsius. Më shumë se 29 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni që nga java e kaluar.

Në Rumani, ministria e shëndetësisë tha se 8 njerëz vdiqën gjatë natës, duke rritur numrin e vdekjeve nga të ftohtit në 22.

Vdekje të tjera u njoftuan sot në Republikën Çeke, Bullgari dhe Letoni. Ndërsa në Itali, qindra njerëz u bllokuan në banesat e tyre, ndërsa temperaturat nën zero dhe reshjet e borës ndërprenë qarkullimin në hekurudha, rrugët dhe aeroporte.

Moti i ftohtë ka kapur shumë evropianë në befasi, pasi ky dimër filloi jashtëzakonisht i butë në shumë zona me temperatura si në pranverë.

XS
SM
MD
LG