Lidhje

Mbi 2 milionë myslimanë në ritualet e haxhillëkut


Mbi 2 milionë myslimanë në ritualet e haxhillëkut
Mbi 2 milionë myslimanë në ritualet e haxhillëkut

Zyrtarët saudit thanë se më shumë se 2 presje 5 milionë pelegrinë myslimanë po marrin pjesë në ritualet vjetore të haxhillëkut që kulmojnë sot.

Haxhillëku është rituali më i lashtë dhe i shenjtë i fesë islame. Pelegrinazhi përqëndrohet në qytetin e shenjtë të Mekës, vendlindja e profetiti Mohammad.

Princi saudit i kurorës Najef bin Abdel Aziz tha se një numër rekord prej 1 presje 8 milionë pelegrinë të huaj që përfaqësojnë 183 kombësi kishin mbërritur dje në mbretëri.

Të huajt do të bashkohen me qindra mijëra myslimanë saudit që parin pjesë në ritual.

Shumë pelegrinë vizitojnë xhamitë e shenjta në Mekë dhe në Medinë ku është varrosur profeti Mohammed mbi 1 mijë e 400 vjet më parë. Ata mblidhen gjitahstu në malin Arafat ku profetu thuhet se ka përçuar predikimin e tij të fundit.

Haxhillëku përfundon nesër me festën e Bajramit.



XS
SM
MD
LG