Lidhje

Transferimi i marinsave amerikanë nga Okinava për në baza të tjera


Rreth 9 mijë marinsa amerikanë do të transferohen nga baza ushtarake në ishullin e Okinavës në Japoni, për në vende të tjera të rajonit të Paqësorit, sipas një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.

Marinsit do të çohen në Hawaii, në territorin amerikan të Guamit dhe në Australi, por nuk dihet data se kur do të kryhet transferimi. Sipas marrëveshjes, Tokio duhet të paguajë 3,1 miliardë dollarë nga kosto totale prej 8,6 miliardë dollarësh, të nevojshme për zhvendosjen e marinsave në Guam.

Marrëveshja synon të zbusë tensionet mes dy aleatëve gjatë pranisë shumëvjeçare të trupave amerikane në Okinawa, që ka qenë burim shqetësimesh për banorëve, të cilët thonë se baza ka shkaktuar shumë zhurmë, ndotje dhe krime në ishullin e tyre.

XS
SM
MD
LG