Lidhje

Mbi 90 të vrarë në dy sulmet në Norvegji

  • Zëri Amerikës

Mbi 90 të vrarë në dy sulmet në Norvegji

Mbi 90 të vrarë në dy sulmet në Norvegji

Norvegjezi i dyshuar për bombardimet e tmerrshme të së premtes dhe sulmit në një kamp të rinjësh kohët e fundit ka blerë gjashtë tonë pleh kimik, një produkt që disa herë në të kaluarën është përdorur për ndërtimin e bombave.

Zyrtarët e një ferme thanë sot se në maj ferma i ka shitur pleh personit të dyshuar për sulmet e fundit në Norvegji. Një shpërthim bombe në selinë e qeverisë në Oslo ka vrarë shtatë njerëz dhe sulmet pasuese me armë zjarri ndaj një kampi të të rinjëve në një ishull kanë lënë të vrarë të paktën 85 persona.

Personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjez, është identifikuara nga mediat si Anders Behring Breivik. Policia e përshkroi atë si një “fondamentalist të krishterë” me pikëpamje politike që anojnë nga “e djathta”. Policia tha se ai kishte publikuar materiale me retorikë anti-muslimane në internet. Agjencitë e lajmeve thonë se ai ka qenë një kundërshtar i fortë i diversitetit kulturor në Norvegji.

Në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, ai kohët e fundit ka perifrazuar filozofin britanik Xhon Stuart Mill, duke thënë: “Një person me një besim është i barabartë me një forcë prej 100 mijë vetësh të cilët kanë shumë interesa”.

Policia thotë se Breivik po bashkëpunon me policinë në hetimin e ngjarjeve. Një zyrtar i policisë tha se i dyshuari e bëri të qartë se ai “ vetë do të japë shpjegime për veprimet e tij”. Mediat norvegjeze gjithashtu raportojnë se Breivik në faqen e tij të Facebook-ut ka thënë se i pëlqejnë lojrat kompjuterike si World of Warcraft dhe Modern Warfare 2.

Policia norvegjeze po heton mundësinë e pjesëmarrjes së një personi të dytë të përfshirë në sulmin vdekjeprurës të së premtes në një kamp të të rinjëve. Policia ka marrë tashmë në pyetje një të dyshuar, norvegjez. Por agjencia kombëtare e lajmeve NTB tha se dëshmitarët në ishullin Utoeja ku ndodhi sulmi thonë se në të ishin të përfshirë dy persona.

Policia norvegjeze po heton mundësinë e pjesëmarrjes së një personi të dytë të përfshirë në sulmin vdekjeprurës të së premtes në një kamp rinor. Policia ka marrë tashmë në pyetje një të dyshuar, norvegjian. Por agjencia kombëtare e lajmeve NTB tha se dëshmitarët në ishullin Utoeja ku ndodhi sulmi thonë se në të ishin të përfshirë dy persona. Norvegjia përjetoi tmerr nga dy sulmet e djeshme që lanë të paktën 91 të vdekur.Personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjez, është identifikuara nga mediat si Anders Behring Breivik.

Personi i armatosur, i veshur me rroba të policisë, hapi zjarr ndaj një kampi të të rinjëve dje në një ishull rreth 30 kilometra në veri të Oslos. Shumica e viktimave ishin adoleshentë. Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e më shumë trupave përreth liqenit.

“Ka pasur shumë njerëz që ishin qëlluar, kështu që unë u përpoqa të shpëtoja ata që munda, por nuk kam mundur të ndihmojë shumë të tjerë”.

Jorgen Benone ishte një tjetër dëshmitar i ngjarjes:

“Personi i armatosur ishte i veshur me rroba policie dhe përpiqej të na siguronte se ai po na ndihmonte dhe thoshte ‘ejani këtu’. Ai ishte i armatosur me një pushkë apo snajper të cilën e përdori për të qëlluar mbi ne. Ishte një kaos i vërtetë”.

Policia ka fajësuar të njëjtin person edhe për bombardimet e së premtes që kishin në shënjestër selinë e qeverisë në Oslo.

Kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg, sot tha se sulmi “brutal” ndaj “të rinjëve të pafajshëm” nuk do t’u heq norvegjezëve ndjenjën e sigurisë.

“Krahasuar me vendet e tjera, ne nuk kemi probleme të mëdha me ekstremistët e krahut të djathtë në Norvegji. Por ne kemi pasur disa grupe veprimet e të cilëve i kemi ndjekur dhe policia jonë është e vetëdijshme për praninë e disa grupeve të këtij lloji në Norvegji”.

Në ndërtesën e bombarduar në Oslo ishte zyra e kryeministrit. Ai nuk ishte atje në kohën e shpërthimit dhe nuk u lëndua.

Fillimisht autoritetet në gjithë botën kishin dyshime se sulmet janë kryer nga grupet terroriste islamike. Për norvegjezët ngjarja është edhe më shokuese duke marrë parasysh se sulmi u krye nga një qytetar norvegjez. Autori ngarkohet me dy akuza për krime të rrëzikshme kundër shoqërisë.

Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar motivet e sulmeve dhe nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm.

XS
SM
MD
LG