Lidhje

Mbi një milionë iPhone 4S porositen ditën e parë të daljes në treg


Mbi një milionë iPhone 4S porositen ditën e parë të daljes në treg
Mbi një milionë iPhone 4S porositen ditën e parë të daljes në treg

Kompania Apple thotë se mbi një milionë pajisje të modelit të ri iPhone 4S u porositën në ditën e parë që aparati inteligjent u hodh në treg.

Porositë në internet dhe përmes telefonit për versionin e fundit të linjës së re të iPhone-ve të Apple filluan në orët e para të së premtes. Kompania tha sot se porositë për telefonin e ri – me një kosto nga 199 dollarë në 399 dollarë – ia kaluan lehtësisht 600 mijë paisjeve të blera ditën e parë të modelit aktual iPhone 4.

Analistët e financave ia atribuan pjesërisht bumin e shitjeve vdekjes së ish kreut të Apple Steve Jobs javën e kaluar si edhe nderimeve të shumta për jetën e tij që përfshinë gjithë botën.

iPhone 4S ka një mikroprocesor të montuar, një kamera me rezolucion më të lartë dhe një program kompjuterik që aktivizohet me zë. Dyqanet Apple pritet të fillojnë ta shesin aparatin të premten, por shumë nga porositë e hershme u bënë përmes tre kompanive më të mëdha të celularëve në Shtetet e Bashkuara, AT&T, Verizon Wireless dhe Sprint Nextel.

XS
SM
MD
LG