Lidhje

Mbizotëron qetësia në tregjet evropiane pas zhvlerësimit të kreditimit


Mbizotëron qetësia në tregjet evropiane pas zhvlerësimit të kreditimit
Mbizotëron qetësia në tregjet evropiane pas zhvlerësimit të kreditimit

Larg prej rënies së madhe që shumë kishin pritur, indekset kryesore evropiane ruajtën nivel pothuajse të ngjashëm me fundin e ditë së premte për pjesën dërrmuese të ditës së hënë, duke u mbyllur pozitivisht në fund të ditës. Çmimet mesatare të aksineve në Gjermani dhe Britani po ashtu ishin në anën pozitive, me Gjermaninë që kishte ngritje prej më shumë se 1 përqind. Madje në Francë, e cila pësoi një ulje të vogël të vlerësimit të kreditimit, tregu ishte në anën pozitive prej pothuajse një përqind.

Ekonomisti Zsolt Darvas me Institutin Bruegel në Bruksel thotë se pavarësisht lajmeve të rendësishme të së premtes nga Standard & Poor’s qetësia e tregjeve nuk e kishte shokuar atë.

“Mendoj se kjo nuk është kaq e habitshme. Thjeshtë, ndodhi diçka që kishte njoftuar më parë nga S&P, diçka që ishte e përcaktuar. Mendoj se tregjet e kanë pritur këtë.”

Zoti Darvas theksoi se edhe tregu i letrave me vlerë ishte relativisht i qetë të henën, edhe pse Franca dhe vende të tjera që kanë pësuar zhvlerësim të kreditimit do të duhet të paguajnë norma më të larta interesi në letrat e tyre me vlerë. Presidenti francez theksoi se vendi i tij ende gëzon vlerësimin më të lartë nga dy agjencitë e tjera kryesore.

Ndërkohë, tregjet monetare ishin paksa më të paqëndrueshme, me euron që pësoi rënie të vogël përkundrejt dollarit. Por zoti Darvis nuk ndihet i shqetësuar, duke thënë se vlera e euros kishte qënë e lartë në mënyrë të pajustifikueshme gjatë muajve të fundit.

“Ajo çka ndodhi gjatë ditëve dhe javëve të fundit është se euroja u vlerësua më shumë se duhet nga sa ishte më parë. Ndaj mendoj se nuk ka ndodhur asgjë negative ndaj euros deri tani.”

Megjithëse zhvlerësimi i kreditimit nuk ka patur ndikim të madh në tregjet të henën, ato japin paralajmërime të mëtejshme për gjendjen e ekonomisë në Evropë.

Kriza e kreditimit po përhapet përtej vendeve me borxhe të mëdha si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda drejt ekonomive më të qendrueshme si Franca dhe Austria. Zoti Zsolt Darvas thotë se kjo nënkupton se situata të cilën udhëheqësit evropian po mundoheshin të menjanonin tani ka gjasa më të mëdhaja që të ndodhë.

“Mendoj se po shtohet mundësia që eurozona të përballet me recesion këtë vit. Do të jetë shumë e vështirë që të menjanohet kjo.”

Ai dhe ekspertë të tjerë thonë se udhëheqësit evropianë kanë nevojë të bëjnë më shumë për të mbështetur ekonomitë e trazuara dhe nxisin rritjen ekonomike, subjekte që do të jenë parësore në takimin e radhës së Bashkimit Evropian në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG