Lidhje

Mbledhje e koalicionit opozitar sirian


Koalicioni Kombëtar i Opozitës siriane ka shpallur planet për formimin e një qeverie të përkohëshme në zonat që janë nën kontrollin e kryengritësve në Siri.

Një zëdhënës i opozitës e bëri njoftimin dje pas një takimi në Kajro, ku u diskutua nëse do të mbahen bisedime për paqe me qeverinë e Presidentit Bashar al- Asad.

Zëdhënësi tha se koalicioni do të takohet në Stamboll më 2 mard për zgjedhjen e kryeministrit.

Zoti Asad nuk ka bërë komente për njoftimin, i cili vjen ndërkohë që në Siri vazhdon dhuna që ka pllakosur vendin.
XS
SM
MD
LG