Lidhje

Mbretëresha Elizabet e Britanisë, vizitë dy ditëshe në Irlandën e Veriut


Mbretëresha Elizabet e Britanisë filloi një vizitë dy ditëshe në Irlandën e Veriut, me rastin e 60-vjetorit të ardhjes së saj në fronin e Britanisë së Madhe, si dhe për të shënuar paqen e arritur sipas Marrëveshjeve të së Premtes së mirë të vitit 1998.

Monarkja 86-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, princi Philip, mbërritën sot në qytezën e vogël bregdetare Enniskillen. Mbërritja e çiftit mbretëror u vonua për shkak të motit të keq, që e detyroi avionin të devijojë nga Belfasti. Enniskillen ka qenë skenë e një prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën disa dekadëshe të Ushtrisë Revolucionare Irlandeze IRA, kundër sundimit britanik.

Në një sulm me bombë të IRA-s, në një ceremoni për nder të të vrarëve britanikë në luftë, në vitin 1987, u vranë 11 vetë, duke tronditur mbarë botën dhe duke i dhënë shtytje bisedimeve serioze të paqes.
XS
SM
MD
LG