Lidhje

Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe viziton Irlandën

  • Zëri Amerikës

Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe viziton Irlandën

Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe viziton Irlandën

Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe ka mbërritur në Republikën e Irlandës, vizita e parë e një monarku britanik që nga vitit 1911.

Ceremonia e pritjes shtetërore për mbërritjen e mbretëreshës Elizabet dhe Bashkëshortit të saj princit Filip, shënoi fillimi i vizitës 4 ditore të tyre në Irlandë, e cila po zhvillohet mes kërcënimit për shpërthime bombash në të gjithë vendin. Rreth 8 mijë policë ishin vendosur nëpër rrugët e Dublinit, si masë sigurie.

Anëtarët e Ushtrisë Republikane Irlandeze, IRA, mendohet se qëndron prapa kërcënimeve. E veshur me gjelbra, që është ngjyra simbolike e katolikëve irlandezë, mbretëresha u takua sot me Presidenten irlandeze.

Presidentja Mary McAleese e cilësoi historike vizitën e mbretëreshës britanike dhe një shenjë suksesi për porcesin e paqes që i dha fund disa dekadash me dhunë në Irlandën e Veriut.

XS
SM
MD
LG