Lidhje

Mbreti i Spanjës Juan Carlos heq dorë nga froni


Mbreti i Spanjës Juan Carlos, po heq dorë nga froni, duke i hapur rrugën djalit të tij, Princit Felipe që të bëhet mbret.

Kryeministri Mariano Rajoy e bëri publik abdikimin sot në televizionin kombëtar.

Nuk është e qartë ende se kur do të hyjë në fuqi ndryshimi që do të lejojë 46 vjeçarin Felipe të marrë kurorën.

76 vjeçari Juan Carlos, ishte në pushtet kur vendi i tij bëri tranzicionin nga diktatura në demokraci. Ai hipi në fron në vitin 1975, vetëm dy ditë pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco.

Megjithatë popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm për shkak të skandaleve që kanë rrethuar atë dhe familjen e tij.
XS
SM
MD
LG