Lidhje

Tiranë: Qeveria mbyll 17 universitete private


Ministria e arsimit në Shqipëri bëri të ditur sot se ka në plan të mbyllë 17 universitete private dhe 6 degë të universiteteve publike, si dhe do të paditë në gjykatë këdo që ka abuzuar me ligjin e arsimit të lartë. Ekspertët e qeverisë njoftuan se treçereku i univeriteteve nuk i plotësojnë kriteret ligjore, madje nuk kanë dokumentacion. Ministria e arsimit publikoi një listë të gjatë me emrat e 17 universiteteve, që do t'u hiqet licenca dhe pezullimi për dhjetëra të tjerë. Kjo është hera e parë që kryhet një kontroll i plotë në sistemin universitar të Shqipërisë, pas të cilit do të vijë edhe akreditimi ligjor e profesional.

XS
SM
MD
LG