Lidhje

Mbyllet pa u arritur objektivi dita e parë e takimit të Kievit


Mbyllet pa u arritur objektivi dita e parë e takimit të Kievit
Mbyllet pa u arritur objektivi dita e parë e takimit të Kievit

Udhëheqësit ndërkombëtarë nuk e arritën objektivin prej 1.1 miliardë dollarësh në konferencën e donatorëve në Kiev për të ndihmuar në pastrimin e zonës ku ndodhi shpërthimi i centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Gjatë ditës së parë të konferencës u grumbulluan mbi 785 milonë dollarë. Konferenca në Kiev do të zgjasë 1 javë dhe zhvillohet për të shënuar 25 vjetorin e katastrofës së Çernobilit.

Të hollat e grumbulluara duhen për të ndihmuar në mbulimin me beton të reaktorit të rrënuar. Pak muaj pas shpërthimit, ky reaktor u mbulua për të bllokuar rrezatimin. Por mbulesa është vjetëruar dhe mbulesa e re pritet ta mbajë reaktorin të bllokuar deri në fund të shekullit.

XS
SM
MD
LG