Lidhje

McFaul: Putin nuk e dëshiron zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë


Ish ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul thotë se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, pasi një konflikt i intesitetit të ulët, por i vazhdueshëm, i shërben interesave të tij dhe minon nga ana tjetër qeverinë e Ukrainës.

Ish zyrtari i lartë amerikan i bëri këto komente gjatë një interviste me shërbimin rus të Zërit të Amerikës.

Zyrtarët rusë akuzojnë Shtetet e Bashkuara se po ndërmarrin një propagandë të hapur anti-ruse.

Ish ambasadori McFAul thotë se nuk pritet që Kremlini të ndryshojë qëndrim. Presidentit Putin, thotë zoti McFaul, i intereson ta paraqesë Shtetet e Bashkuara si një vend armik.

Sipas ambasadorit amerikan, Uashingtoni duhet të angazhohet në një betejë për vlerat demokratike me Rusinë dhe jo në aktivitete që sfidojnë drejtpërdrejtë regjimin e presidentit Putin, pasi kjo do të ishte kundër-produktive, sipas tij.

Përpjekjet diplomatike, thotë ai, nuk do të ndryshojnë qëndrimin e presidentit Putin, pasi ai nuk dëshiron të hyjë në dialog me Shtetet e Bashkuara, siç bëri Gorbaçovi dhe ndryshe nga Gorbaçovi, presidentit Putin i intereson t’i paraqesë Shtetet e Bashkuara si armik.

XS
SM
MD
LG