Lidhje

Më 1 shkurt Greqia pezullon aktivitetin e dy zyrave doganore me Shqipërinë

  • Raimond Kola
  • Gjirokastër

Autoritetet greke njoftuan se më 1 Shkurt do të pezullojnë aktivitetin e dy zyrave doganore me Shqipërinë. Zyra e pikës kufitare të Rripësit në Sarandë dhe një zyrë e Sajadhës në Gumenicë do të mbyllen për shkak të reformave të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme greke e doganave. Mbyllja e këtyre zyrave doganore pritet të sjellë probleme për lëvizjen e mallrave në zonat ndërkufitare. Kriza greke ka bërë që edhe personeli doganor grek të jetë i kufizur duke sjellë radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë.
XS
SM
MD
LG