Lidhje

Më 7 prill 1992, SHBA njohën Bosnje-Herzegovinën si vend të pavarur


Më 7 prill 1992, Shtetet e Bashkuara njohën Bosnje-Herzegovinën si vend të pavarur dhe sovran, duke filluar një miqësi dhe partneritet që vazhdon edhe sot, thuhet në deklaratën që bëri dje me këtë rast Departamenti amerikan i Shtetit. Boshnjakët duhet të jenë krenarë për arritjet e vendit të tyre gjatë dy dekadave të fundit.

Bosnje-Hercegovina, thuhet me tej në deklaratë, po punon për planin e veprimit për t’u anëtarësuar në NATO dhe ka nënshkruar Paktin e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin Bosnje-Hercegovinën në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në institucionet euroatlantike dhe evropiane, thekson Departamenti i Shtetit.

Dje u shënua 20 vjetori i fillimit të rrethimit të Sarajevës, rrethimi më i gjatë i shekullit të 20-të. Për katër vjet radhazi, forcat serbe bombarduan qytetin dhe vunë në shënjestër banorët e këtij qyteti shumë-etnik, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, duke vrarë 11541 burra, gra dhe fëmijë të të gjitha etnive.

Sot ne nderojmë me respekt kujtimin e tyre. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë qëndresën e banorëve të Sarajevës gjatë rrethimit dhe reflektojmë për çmimin e tremrshëm që ata paguan, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po përqiqej të gjente një zgjidhje efikase.

XS
SM
MD
LG