Lidhje

Me një qëndrim mospërfillës, Moamar Gadafi u zotua të mposhtë NATO-n

  • Zëri Amerikës

Me një qëndrim mospërfillës, Moamar Gadafi u zotua të mposhtë NATO-n

Me një qëndrim mospërfillës, Moamar Gadafi u zotua të mposhtë NATO-n

Me një qëndrim mospërfillës, Moamar Gadafi u zotua të mposhtë NATO-n, pasi sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar tronditën Tripolin gjatë ditës.

Duke thirrur e duke inkurajuar popullin libian që të mos mposhtet, zoti Gadafi, me anë të një mesazhi audio, që u transmetua nga televizioni, u zotua të mos japë dorëheqjen megjithë thirrjet e udhëheqësve botërorë.

Mesazhi u transmetua ndërsa televizoni shtetror i Libisë tregonte pamje të një manifestimi pro Gadafit në një shesh të Tripolit. Videoja tregonte qindra njerëz që valvisnin flamuj dhe hidhin sllogane pro-qeveritare. Mesazhi i Gadafit, pasoi sulmet e NATO-s kundër Tripolit. Në rrugë dëgjoheshin sirena të makinave të ndihmës së shpejtë.

Nato ka sulmuar zakonisht gjatë natës por tani operacionet gjatë ditës po bëhen më të shpeshta. Sulmet e sotme pasuan disa bombardime gjatë natës.

Ndërsa sulmet vazhdojnë, pati përpjekje tentative për të zgjidhur konfliktin tre mujor.

XS
SM
MD
LG