Lidhje

717 pelegrinë të vrarë, mbi 800 të plagosur në Mekë


Të paktën 717 vetë u shtypën nga turmat gjatë haxhillëkut në Mekë

Zyrtarët saudit thanë se një rrëmujë në afërsi të Mekës, la pas vetes të paktën 717 të vdekur dhe qindra të plagosur, që po merrnin pjesë në haxhillëkun vjetor mysliman.

Incidenti ndodhi në Mina, ku haxhinjtë hodhën gurë mbi shtyllat që përfaqësojnë djallin, që është rituali i fundit i haxhit, para fillimit të kremtes së Kurban Bajramit.

Rrëmuja vdekjeprurëse kanë ndodhur gjatë 25 viteve të fundit, derisa një numër i madh njerëzish mblidhen në ngjarjen pesëditëshe që duhet të përmbushet nga besimtarët islam një herë në jetën e tyre. Këtë vit, 2 milionë veta po marrin pjesë në haxh.

Fatkeqësia më e rëndë ka ndodhur në vitin 1990 kur gjatë një rrëmuje në Mina, u vranë 1 mijë e 400 veta. Rrëmujat në vitin 1994, në vitin 2004 dhe 2006, vranë më shumë se 200 persona. Më herët gjatë këtij muaji, rrëzimi i një vinci vrau 109 veta dhe plagosi mbi 400 të tjerë në qytetin e shenjtë mysliman.

XS
SM
MD
LG