Lidhje

Medalja e Nderit për ushtarin Ed Byers


Presidenti Obama nderoi me urdhërin më të lartë të ushtrisë një anëtar të forcave speciale Seal të marinës amerikane për veprimet e tij të guximshme gjatë një misioni për shpëtimin e një të rrëmbyeri amerikan në Afganistan. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb bisedoi me anëtarin e njësisë Seal, Ed Byers rreth asaj nate të paharruar.

Presidenti Obama i dha oficerit Ed Byers Medaljen e Nderit, i gjashti që merr këtë medalje nga njësitë speciale Seal të marinës.

"Kurdo që amerikanët merren peng në botë, ne lëvizim qiellin dhe tokën për t’i kthyer në atdhe. Dërgojmë stuhi dhe vetëtima, dërgojmë forcat tona të speciale, njerëz si Ed Byers.”

Misioni i zotit Byers ishte në territorin e talebanëve në lindje të Afganistanit. Më 8 dhjetor, 2012, Byers dhe njesia e tij SEAL filluan operacionin e shpëtimit.

“Një mision që nuk mund të dështosh. Duhet të shpëtonim gjallë një amerikan.”

Filluan të shtënat dhe Byers eleminoi një luftëtar armik para se të gjente pengun......

Ai ishte mjeku Dilip Joseph, i cili po trajnonte punonjës mjekësor në Afganistan.

Byers u hodh mbi mjekun duke vepruar si një mburojë njerëzore për ta mbrojtur atë nga plumbat që fluturonin përreth.

“Kur e bëra këtë, kishte një tjetër person aty pranë – një tjetër armik me armë dhe granatë dhe sende të tjera dhe munda ta bllokoj atë person në mur duke i kapur fytin dhe duke e mbajtur aty ndërsa isha mbi mjekun derisa njesia jonë erdhi dhe e eleminoi kërcënimin.”

Veprimet e Byersit i shpëtuan jetët shokëve të tij dhe pengut, por misioni pati një viktimë.

Nicolas Checque, kreu i njësisë, u vra nga plumbat e armikut.

“Ai vdiq si hero dhe emri i tij do të mbetet në histori si një hero amerikan i vërtetë.”

Pas kësaj jave, Byers shpreson të jetë larg kamerave dhe të kthehet në jetën e heshtur të shërbimit për vendin, për çdo mision tjetër sekret ku mund të dërgohet. .

Trego komentet

XS
SM
MD
LG