Lidhje

Medalja e artë ndahet mes dy fitueseve


Skiatoret alpine Tina Maze e Sllovenisë dhe Dominique Gisin e Zvicrës hyjnë në historinë e Olimpikeve duke fituar për herë të parë medaljen e artë në të njëjtën garë.

Ato e përfunduan garën e skive alpine në një minutë 41 sekonda e 57 të qindtat.

Lara Gut e Zvicrës për pak iu bashkua dy fitueseve të vendit të parë, duke e përfunduar garën vetëm me një të dhjetën e sekondës më vonë.

Ka patur tre rezultate të njëjta për medaljet e argjenda në ski, e fundit në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG