Lidhje

Medalja e Nderit për një hero të luftës në Kore


Presidenti Barak Obama ka nderuar pas vdekjes me Medaljen e Nderit një klerik katolik të ushtrisë amerikane. Medalja është nderimi më i lartë për një ushtarak, dhe në këtë rast jepet për një person i cili sakrifikoi çdo gjë të mundshme për të ndihmuar të burgosurit e luftës në Kore.

Kleriku Emil Kapaun vdiq në një kamp të burgosurish në Kore në vitin 1951.

Ish-të burgosurit e atij kampi, disa prej të cilëve ishin të pranishëm për ceremoninë e dekorimit, kanë përmendur shpesh sakrificat e klerikut, se si ai vidhte thërrime ushqimesh për të ushqyer të burgosurit që po vdisnin nga urija. Një veteran tregoi se e kishte parë klerikun Kapaun duke shkëmbyer orën e dorës për një batanije, që e kishte prerë për të qepur çorape për të burgosurit.

Një tjetër rrëfeu se e kishte parë Emil Kapaun duke larguar qytën e pushkës së një ushtari korean, të drejtuar ndaj një të ushtari të plagosur amerikan, të cilin pastaj ai e kishte marrë në krahë dhe e kishte sjellë në një zonë të sigurtë.

Megjithëse i sëmurë dhe në prag të vdekjes, ai kishte vazhduar të mbante meshë dhe të ndihmonte bashkë-luftëtarët e tij deri në fund.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG