Lidhje

Shufra bërthamore të ekspozuara në një central bërthamor në Japoninë veriore

  • Zëri Amerikës

Shufra bërthamore të ekspozuara në një central bërthamor në Japoninë veriore

Shufra bërthamore të ekspozuara në një central bërthamor në Japoninë veriore

Media japoneze njofton se elementi ftohës ka avulluar dhe shufrat bërthamore mund të jenë ekspozuar dhe mund të shkrihen në një central bërthamor në Japoninë veriore të goditur rëndë nga tërmeti.

Kjo krizë e fundit ndodhi në centralin bërthamor në Fukushima, ku një shpërthim hidrogjeni hodhi në erë po sot muret e ndërtesës ku ndodhet reaktori numër 3 i këtij centali. Një shpërthim i ngjashëm ndodhi të premten në realtorin numër 1 të centralit në Fukushima.

Zyrtarët thanë se reaktori numër 2 i këtij centrali nuk është dëmtuar dhe ka pak rrezik për ndonjë rrjedhje të madhe radioaktive. Por nuk është ende e qartë se ç’mund të ndodhë nëse do të ketë shkrirje shufrash në reaktorin numër 2, ku zyrtarët njoftuan më herët për mos funksionimin e sistemit ftohës.

Gati 200 mijë njerëz janë evakuar tashmë nga zonat përreth centraleve bërthamore me sisteme të dëmtuara ftohëse, ku inxhinjerët kanë përdorur ujin e detit për të shmangur shkrirjet bërthamore.

Komandanti i aeroplanmbajtëses amerikane USS Ronald Reagan, e cila ka ndihmuar operacionet e ndihmave nga një distancë prej rreth 160 kilometrash nga bregdeti, tha se flota amerikane ishte larguar edhe më shumë pasi nivele të ulëta radioaktiviteti ishin zbuluar te 17 anëtarë të ekuipazhit.

XS
SM
MD
LG