Lidhje

2013, vit i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për gazetarët


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se viti 2013 ishte vdekjeprurës dhe i rrezikshëm për gazetarët. Siria ishte vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët.

Organizata me seli në Nju Jork thotë në raportin e saj vjetor të publikuar dje se 70 gazetarë u vranë vjet në mbarë botën dhe mbi 200 të tjerë u burgosën.

Po sipas raportit, 29 vrasje u regjistruan në Siri, ku shumë punonjës të medias janë rrëmbyer dhe të tjerë janë arratisur nga vendi.

Komiteti shton se Irani dhe Iraku janë gjithashtu vende të rrezikshme, ndërkohë që liria e shtypit ka rënë më ndjeshëm në Egjipt. Ky vend renditet i treti për mjedisin e rrezikshëm për gazetarët, pas Sirisë dhe Irakut.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se Rusia dhe Turqia u shndërruan në vende më të rrezikshme vitin e kaluar dhe Hong Kongu nuk është më vend i sigurtë për gazetarët që shkruajnë artikuj për Kinën.
XS
SM
MD
LG