Lidhje

Mediat amerikane: ADN-ja e Stros-Kanit gjendet tek rrobat e pastrueses së hotelit


Mediat amerikane: ADN-ja e Stros-Kanit gjendet tek rrobat e pastrueses së hotelit
Mediat amerikane: ADN-ja e Stros-Kanit gjendet tek rrobat e pastrueses së hotelit

Mediat amerikane po njoftojnë se ADN-ja e marrë nga ish-drejtori i FMN-së përkon me atë të marrë nga rrobat e pastrueses së hotelit, për të cilën ai akuzohet se e ka sulmuar për të patur marrëdhënie seksuale.

Policia e Nju Jorkut mohoi sot të ketë publikuar rezultatin e analizave që ju bë mostrave të ADN-së së zotit Dominik Stros Kahn dhe prokurorët thanë se rezulatet nuk do të publikohen para se ai të dalë në gjyq.

Por disa mjete të shtypit njoftuan se burime të organeve të zbatimit të ligjit i kishin thënë se ADN-ja e analizuar përkonte me atë të gjetur tek rrobat e gruas që thotë se është sulmuar për të kryer marrëdhënie seksuale me ish-shefin e FMN-së.

XS
SM
MD
LG