Lidhje

Fjalimi i Presidentit Obama dhe programi Medicare


Zoti Obama tha se synon ta forcojë dhe ta ruajë programin, ndërsa republikanët duan ta kthejnë atë në një program me triska, i cili nuk do të përballojë dot koston

Presidenti Barack Obama thotë se administrata e tij po merr masa në mënyrë që Medicare të mbijetojë. Medicare është programi i kujdesit shëndetsor për të moshuarit në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio, presidenti Obama tha se ai synon ta forcojë dhe ta ruajë programin Medicare, ndërsa republikanët duan ta kthejnë atë në një program me triska, për të cilin zoti Obama thotë se nuk do të përballojë dot koston. Presidenti Obama thotë se amerikanët duhet ta dinë se kujdesi shëndetsor për të cilin ata kanë nevojë do të jetë i disponueshëm për ta në kohën e duhur.

Në fjalimin e përjavshëm të palës republikane, Senatori Rand Paul nga shteti i Minesotës, e akuzoi Presidentin Obama se bën fushatë kundër njerëzve të suksesshëm dhe flet keq për ata njerëz që punësojnë miliona punëtorë, duke dënuar, siç u shpreh ai, "pikërisht atë sistem që i bëri amerikanët të mëdhenj".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG