Lidhje

Acidi folic dhe autizmi


Mjekët zakonisht rekomandojnë që gratë të marrin acid folik në qoftë se kanë në plan të bëhen shtatzënë - sepse vitaminë B ul rrezikun për defekte tek të porsalindurit. Një grup privat amerikan që promovon shëndetin e nënës dhe fëmijës, shkon një hap më tej. Grupi i quajtur Mars of Dimes kërkon që të gjitha gratë që presin të bëjnë fëmijë, të marrin këto shtesa, edhe nëse nuk janë duke planifikuar një shtatëzani. Një studim i ri tregon se acidi folik gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e një çrregullim të zhvillimit të trurit të njohur si autizmi.

Perimet dhe frutat përmbajnë folate, një vitaminë B që ndihmon trupin të prodhojë qeliza të reja të shëndetshme. Shumica e vitaminave që merren paralindjes përfshijnë acid folik, që mbron kundër defekteve në formimin e tubit nervor, pararendës në sistemin nervor qendror.

Dr Pal Suren është me Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik:

"Tubi neural është origjina e trurit të njeriut në fetus dhe mbyllet shumë herët në procesin e zhvillimit të fetusit, dhe defekt i tubit neural është kur ky tub nuk mbyllet siç duhet."


Defektet e tubit neural përfshijnë spina bifidan, një defekt i shtyllës kurrizore, si dhe disa defekte të trurit. Marrja e acid folik para ose menjëherë pas mbetjes shtatzënë parandalon këto defekte. Dr Suren dhe kolegët e tij kryen kërkime për të gjetur nëse vitaminat shtesë mund të parandalojë autizmin. Ata u kërkuan mijëra grave shtatzëna të regjistrojnë të gjitha shtojcat dietike që merrnin. Pas lindjes, shkencëtarët shqyrtuan shkallën e autizmit.

"Ne shikuam përsëri në të dhënat dhe i krahasuam të dhënat e nënave që kishin marrë acid folik me ato të cilat nuk kishin marrë ndonjë acid folik."


Shkencëtarë gjetën se gratë që morën acid folik në shtatzëninë e hershme kishin pasur një ulje 40 për qind në rrezikun e të lindurit të një fëmije me autizëm. Por për ato që filluan të merrnin acid folic në mes të shtatzënisë-, nuk kishte asnjë ulje rreziku. Dr Ezra Susser i universitetit Columbia ishte një nga bashkë-autorët e studimit.

"Ka një periudhë të ndjeshme në të cilën acid folik duhet të merret në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e autizmit. Kjo periudhë fillon para shtatzënisë dhe vazhdon afërsisht dy muaj pas mbetjes shtatzënë."

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga grupi Mars of Dimes, gjeti se më pak se 30 për qind e grave amerikane janë të vetëdijshëm se acidi folik ndihmon për të parandaluar defektet e lindjes.

Dr Ed McCabe thotë se ky është rezultat i dy probleme.

"Shumë shtatzëni janë të paplanifikuara, kështu që gratë nuk janë duke menduar se ata do të bëhet shtatzënë, dhe për këtë arsye duhet të marrin acid folik. Problemi i dytë është se shumë gra nuk e njohin rëndësinë e acidit folik dhe lidhjet e tij me shtazëninë.

Grupi Mars of Dimes shpreson që studimi i ri do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi rolin e acidit folik në mbrojtjen e trurit të foshnjeve në zhvillim.
XS
SM
MD
LG