Lidhje

Medvedev i dërgon Dumës traktatin e ri START


Presidenti rus Dmitri Medvedev dërgoi në parlament për ratifikim traktatin e ri për pakësimin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Medvedev dhe presidenti amerikan Barak Obama e nënshkruan traktatin muajin e kaluar në Pragë. Presidenti Obama e çoi traktatin në Senat për miratim në fillim të muajit.

Zoti Medvedev u bëri thirrje deputetëve rusë sot ta sinkronizojnë procesin e ratifikimit me Senatin amerikan. Traktati i ri për pakësimin e armëve bërthamore e shkurton arsenalin rus dhe atë amerikan me 30 përqind, duke i lënë secilës palë nga 1 mijë e 500 armë bërthamore strategjike.

Marrëveshja zëvendësoi traktatin Start të vitit 1991. Që të hyjë në fuqi, traktatin duhet ta ratifikojnë Senati amerikan dhe parlamenti.

XS
SM
MD
LG