Lidhje

Medvedev kërkon hetime për rrahjen e gazetarit

  • Zëri Amerikës

Medvedev kërkon hetime për rrahjen e gazetarit

Medvedev kërkon hetime për rrahjen e gazetarit

Presidenti rus Dimitri Medvedev bëri thirrje për hetime lidhur me rrahjen brutale të një gazetari rus.


Një video e publikuar në një faqe ruse interneti tregon sulmin e djeshëm me një shufër hekuri ndaj gazetarit Oleg Kashin, i gazetës së njohur ruse Mommersant. Zoti Kashin u la pa vetëdije me këmbë, gishta dhe nofull të thyer si dhe frakturë në kafkë.


Zoti Medvedev tha sot se ata që qëndojnë prapa këtij krimi do të ndëshkohen “pavarësisht nga postet që kanë.”

Qëndrimi i udhëheqësit rus bën kontrast me heshtjen zyrtare që është mbajtur ndaj vrasjeve të gazetarëve të tjerë.
Sot, gazetari Anatoly Adamchyuk u rrah rëndë para zyrave të gazetës ku punonte në periferi të Moskës.


Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim mbi këto sulme kundër gazetarëve.

XS
SM
MD
LG