Lidhje

Rusia mban zi për viktimat e përplasjes së një avioni

  • Zëri Amerikës

Rusia mban zi për viktimat e përplasjes së një avioni

Rusia mban zi për viktimat e përplasjes së një avioni

Rusia po mban zi për viktimat që gjetën vdekjen mbas përplasjes së një avioni. Mes vikimave ishte dhe një prej ekipeve më të mira të hokejit në vend.

Ndërkohë presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev bëri sot thirrje për reforma të rrepta në industrinë ajrore të vendit. Ai tha se Rusia duhet të pakësojë në mënyrë drastike numrin e linjave ajrore, zëvendësimin e avionëve të vjetër, si dhe trajnime më të mira për ekipet e fluturimit. Zoti Medvedev shtoi se nëse Rusia nuk prodhon dot avionë me standarte, atëherë duhet të blejë avionë të prodhuar jashtë vendit.

Ai foli teksa vizitonte vendin e përplasjes së avionit në Yuroslav, rreth 240 km në verilindje të Moskës, ku mijëra njerëz kanë vendosur lule të shumta në atë që po shndërrohe në faltore për të vrarët.

Punonjësit e shpëtitmit nxorën nga mbetjete e avionit trupat e të 43 pasagjerëve që vdiqën dje, kur avioni privat YAK 42-vendsh u përplas në brigjet e Vollgës në Yroslav.

Me këtë aeroplan fluturonin pjestarë të ekipit rus Lokomotiva e Yaroslavit, shumë prej tyre yje të hokejit ndërkombëtarë. Mes të vrarëve ishin dhe disa trajnierë dhe zyrtarë të ekipit.

XS
SM
MD
LG