Lidhje

Medvedev urdhëron Gazpromin të ndërpresë furnizimet për Bjellorusinë

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Presidenti rus Dmitri Medvedev urdhëroi gjigandin e naftës Gazprom të ndërpresë furnizimet ndaj Bjellorusisë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pagesat e vonuara.

Shefi ekzekutiv i Gazpromit Alexei Miller tha se furnizimet e Bjellorurisë do të shkurtohen gradualisht duke filluar që sot. Mediat ruse njoftojnë se bisedimet do të vazhdojnë mes Minskut dhe Moskës pavarësisht ndërprerjes së furnizimeve.

Bjellorusia dërgoi dje negociatorë në Moskë për bisedime emergjente. Moska ka kërcënuar të ndërpresë 85 përqind të gazit që dërgon në Bjellorusi në se nuk merr gati 200 milionë dollarë pagesa të vonuara deri të hënën. Bjellorusia mohon të ketë këtë sasi për të paguar.

Të dyja palët dështuan të zgjidhnin mosmarrëveshjet në bisedimet të shtunën, pas së cilave zëvendës kryeministri rus Igor Sechin tha se ka shanse që çështja të zgjidhet në gjykatë.

XS
SM
MD
LG