Lidhje

Takim Ban Ki-moon-Obama në Shtëpinë e Bardhë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon vlerësoi presidentin Barak Obama si “një udhëheqës i guximshëm dhe vizionar” lidhur me planin e avancuar që ai bëri të njohur për pakësimin e ndjeshëm të ndotjes nga dyoksidi i karbonit, të shkaktuar nga uzinat amerikane.

Kërkesa e zotit Obama për pakësimin e çlirimit të gazeve deri në vitin 2030, me 32 për qind më pak se sa niveli i vitit 2005, ka hasur në kundërshtimin e grupeve kryesore të industrisë amerikane, që e kanë kritikuar si një përpjekje tepër të kushtueshme dhe të paligjshme.

Pasi u takua me zotin Obama në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësi i OKB-së tha se ai “e vlerëson së tepërmi përkushtimin e madh që ka treguar presidenti Obama për çështjen e ndryshimeve klimatike, që ditën e parë që e erdhi në post, e deri më sot.”

Zoti Obama tha se kërcënimi nga ndryshimet klimatike është ndoshta çështja kritike me të cilën përballet sot bota. Udhëheqësi amerikan tha se konferenca e Parisit për standartet globale të mjedisit që do të mbahet në dhjetor, duhet të jetë “e suksesshme”.

Të dy udhëheqësit thanë se diskutuan edhe për krizat globale në Siri, Jemen, Libi dhe në Sudanin Jugor.

XS
SM
MD
LG