Lidhje

5 të vrarë nga një tërmet në Meksikë


Një tërmet i fuqishëm në brigjet e Paqësorit tronditi Meksikën jugore dhe Amerikën Qendrore, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke dëmtuar shtëpi, spitale dhe kisha.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit prej 6.9 ballësh ishte rreth tetë kilometra në verilindje të Puerto Maderos në Meksikë, pranë kufirit me Guatemalën.

Tërmeti që goditi këtë rajon të hënën shkatërroi dhjetra shtëpi, shkaktoi rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë.

Tërmeti u ndje fuqishëm në Guatemala dhe në shtetet e Meksikës, Çiapas dhe Tabasko.

XS
SM
MD
LG