Lidhje

47 të vdekur në Meksikë


Stuhia tropikale Manuel ka bllokuar më shumë si 40 mijë turistë në qendrën e pushimit Acapulco, pranë brigjeve të Paqësorit

Numri i të vdekurve në Meksikë ka arritur në 47 vetë, pasi dy stuhi goditën brigjet përëndimore dhe lindore të këtij vendi, në të njëjtën kohë.

Stuhia tropikale Manuel ka bllokuar më shumë si 40 mijë turistë në qendrën e pushimit Acapulco, pranë brigjeve të Paqësorit. Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytja e rrugëve kanë vështirësuar trafikun në qytet.

Ushtria meksikane dhe kompanitë ajrore kryen operacione të përbashkëta për transportimin e turistëve nga qyteti. Zyrtarët thanë se stuhia ka shkaktuar dëme që kapin vlerën e afro 400 milionë dollarëve.

Ndërkohë, uragani Ingrid goditi brigjet e Gjirit të Meksikës me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Autoritetet përdorën helikopterët për transportimin e banorëve të asaj zone. Ndërkohë, kompania shtetërore e naftës PEMEX ka evakuuar tre platformat e naftës dhe ka ndalur operacionet e shpimit në disa puse të naftës.
XS
SM
MD
LG