Lidhje

Meksikë: Plagosen dy amerikanë në një incident me armë zjarri


Policia federale e Meksikës qëlloi një automjet me të cilin po udhëtonin dy punonjës të qeverisë amerikane në jug të kryeqytetit Mexiko

Ushtria meksikane tha se policia federale ka qëlluar me armë zjarri një automjet me të cilin po udhëtonin dy punonjës të qeverisë amerikane në jug të kryeqytetit Mexiko.

Njoftimet nga Meksika citojnë zyrtarët të kenë thënë se policia ishte në ndjekje të personave të dyshuar për veprimtari kriminale dhe se e kishte ngatërruar makinën ku ndodheshin zyrtarët amerikanë. Të dy ata u çuan menjëherë në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra.

Zyrtarët e amabsadës amerikane po udhëtonin në autostradën që çon në qytetin Cuernavaca, me një automjet me targa diplomatike, kur u gjendën në mesin e sulmit me armë zjarri. Ka njoftime të ndryshme lidhur me identitetin e tyre.

Nuk ka patur komnete të menjëhershme nag qeveria amerikane lidhur me këtë incident.
XS
SM
MD
LG