Lidhje

Meksikë: Nis punimet konferenca për ndryshimet klimatike


Meksikë: Nis punimet konferenca për ndryshimet klimatike
Meksikë: Nis punimet konferenca për ndryshimet klimatike

Presidenti meksikan Felipe Kalderon hapi konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike në qendrën e pushimit të Karaibeve në Kankun me thirrjen që negociatorët të lënë mënjanë interesat kombëtare dhe të punojnë sëbashku për të luftuar ngrohjen globale.

Presidenti Kalderon iu tha delegatëve nga thuajse 200 vende pjesmarrëse se ndryshimi i klimës është një realitet për Meksikën dhe vendet e tjera. Ai tha se është e mundur që të pakësohen lëshimi i gazeve serë në atmosferë, që janë shkakëtare të ngrhojes globale, ndërsa duhet stabilizuar rritja ekonomike.

Zyrtaria më i lartë e OKB-së për klimën, Kristiana Figueres, gjithashtu bëri thirrje për veprim për këtë çështje.

Takimi dy javor në Kankun do përpiqet që të finalizojë negociatat për trafikune, mbasi samiti i vitit të kaluar në Kopenhagë nuk arriti që të realizonte një traktat ligjor mes vendeve.

Pjesmarrësit kanë dëshirën që të bien dakort për hapat që duhet të marrin për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike, pasi protokolli i Kiotos për kufizimin e ndotjes me gazet serrë skadon në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG