Lidhje

Dy qytete në kufirin SHBA-Meksikë


Në kufirin mes Arizonës dhe Meksikës, një kulturë e gjallëruar depërton pengesën e krijuar nga gardhi i ndryshkur metalik që ndan qytetet me të njëjtin emër, Nogales. Dy qytetet kanë një histori të gjatë të shkëmbimit të mirë ekonomik. Por, në pritje të mundësisë për deportime në masë ose politika të papritura të emigracionit, të dyja palët frikësohen se një ditë marrëdhëniet e shkëlqyera mes këtyre dy qyteteve mund të ndryshojnë.

Të ndarë nga një mur, dy qytete me të njejtin emër, Nogales ndajnë kulturën dhe banorët e njëri-tjetrit, dhe kryebashkiakët e tyre shkojnë mirë me njëri tjetrin.

"Ky është homologu im, Temo Galindo!"

Por ndërkohë që tensionet janë rritur në Shtetet e Bashkuara mbi politikat e propozuara të dëbimit, qyteti që mund të mbajë barrën më të madhe është ai Nogales në anën e Meksikës. Në shtetin e Sonoras, është një qendër kufitare për emigrantët e deportuar.

"Ne mesatarisht kemi mes 50 dhe 70 dëbime në ditë, por kjo shifër mund të rritet deri në 500 ose 700 në ditë, gjë që ka ndodhur më parë."

Fakti që qyteti ka patur numër të lartë dëbimesh në të kaluarën nuk do të thotë se ai mund të jetë i gatshëm të trajtojë një valë masive dëbimesh nën presidentin Trump.

"Problem është furnizimi me ushqim i gjithë këtyre njerëzve, gjetja e vendeve të punës dhe strehimi, sepse jo të gjithë janë kriminelë. Në mesin e tyre ka njerëz pa dokumente, të dëbuar që kanë nevojë për një vend pune. Ata duhet të mbijetojnë këtu."

Ndërsa lidhjet ekonomike mbeten të forta në nivel lokal, kryebashkiaku meksikan është i shqetësuar se retorika e presidentit amerikan shpejt mund të vërë në rrezik marrëdhëniet dypalëshe.

"Ne e kuptojmë shumë qartë se qendrimi i një personi, presidentit të Shteteve të Bashkuara, mund të vë në rrezik investimet amerikane në Meksikë. Kjo e vë në rrezik të gjithë shkëmbimin tonë ekonomik."

Të dy udhëheqësit e qytetit janë dakord se siguria do të jetë gjithmonë një shqetësim kryesor në të dy anët e kufirit, dhe se një nga mënyrat për të trajtuar këtë është përmes suksesit ekonomik të njëri-tjetrit.

"Ka një element të caktuar frike në të dy komunitetet, sidomos nga ana meksikane. Njerëzit që kanë dokumentet për të kaluar kufirin, për të blerë gjërat që ata kanë nevojë, mund të jenë të frikësuar nga mundësia e keqtrajtimit, humbjes së dokumenteve. A do të mund të na merren dokumentet tona nga një vendim që mund të bëhet larg nesh, pa asnjë arsye?"

Pasiguria dhe frika nuk janë të mira për biznesin banorët në të dyja anët. Por, për aq kohë sa atyre nuk do t’u kërkohet të rishqyrtojnë këto çështje, dy kryebashkiakët e qytetit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se t’i gëzohen dhe t’i kultivojnë marrëdhëniet e mira ekonomike mes dy qyteteve.

XS
SM
MD
LG