Lidhje

25 të vrarë nga një shpërthim në Meksiko


Një shpërthim i fuqishëm në zyrat qendrore të kompanisë shtetërore të naftës Pemex në Meksiko la të paktën 25 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Ministria e Brendëshme e Meksikës dhe kompania Pemex i konfirmuan viktimat.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar, të bllokuar ende në rënojat e ndërtesës.

Videot nga kryeqyteti i Meksikës treguan teritorin e mbuluar nga mbeturinat e shpërthimit dhe tymin që vazhdonte të dilte nga ndërtesa e djegur.

Nuk ka njoftime se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por zyrtarët thanë se problemet e paisjeve në bodrumin e saj mund të kenë qënë shkaku. Energjia elektrike në ndërtesë ishte ndërprerë më herët gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG