Lidhje

Presidenti Obama në Ditën Përkujtimore të të Rënëve


Në fjalimin e tij të përvitshëm, zoti Obama tha se Amerika rithekson sot përkushtimin e saj në kujdesin për ata që janë kthyer nga lufta

Presidenti Barak Obama nderoi sot të rënët në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë Washingtonit, me rastin e Ditës Përkujtimore që po shënohet në të gjithë vendin.

Në fjalimin e rastit, Presidenti Obama tha se në Ditën Përkujtimore të këtij viti, Shtetet e Bashkuara shënojnë herën e parë pas nëntë vjetësh që amerikanët nuk luftojnë dhe vriten në Irak.

Në Afganistan, tha ai, lufta po mbaron dhe trupat po kthehen në atdhe. Presidenti u takua me veteranë dhe familjet e tyre, si dhe vizitoi Memorialin e Veteranëve të Luftës.

Në Varrezat Kombëtare ushtarët kanë vendosur flamurin amerikan pranë të 260 mijë varreve. Për herë të parë, ceremonitë e Ditës Përkujtimore, u mbajtën në vitin 1868, tre vjet pas Luftës Civile. Shumë njerëz sot organizojnë piknike, kampinge, ose shkojnë në plazh.
XS
SM
MD
LG