Lidhje

Amerikanët shënojnë Ditën Përkujtimore


Amerikanët shënuan të hënën Ditën Përkujtimore, gjatë së cilës në kryeqytetin e vendit, Uashington, u mbajtën ceremoni të ndryshme për të kujtuar të rënët në luftra.

Në varrezat kombëtare të Arlingtonit, pranë Uashingtonit, Presidenti Barak Obama vendosi një kurorë në nderim të sakrificave dhe vetëmohimit të të rënëve. Ai tha se kjo është Dita e parë Pëkujtimore pas mbarimit të luftës në Afganistan.

Presidenti Obama tha se sot vendi nderon 2 mijë e 200 amerikanët që ranë gjatë kësaj lufte. Një vit më parë, tha Presidenti, SHBA kishin rreth 100 mijë trupa në Afganistan, ndërsa sot kanë mbetur më pak se dhjetë mijë. Por Afganistani ende mbetet një vend i rrezikshëm, tha zoti Obama. Ai tha se sakrificat e të rënëve u bënë për të mbrojtur lirinë, të cilën njerëzit sot e konsiderojnë të natyrshme.

Një ceremoni u mbajt edhe në Afganistan, ku trupat amerikane nderuan kujtimin e të rënëve.

Në zyrat e misionit në Kabul, gjenerali amerikan John Campbell mori pjesë në një ceremoni, gjatë së cilës u vendos një kurorë për të nderuar ushtarët e vrarë në luftime në Afganistan, që nga koha e fillimi të luftës atje, më tepër se një dekadë më parë.

Dita Përkujtimore u shënua ndërsa forcat amerikane dhe ato të aleatëve hapën një kapitull të ri në misionin e tyre në Afganistan, duke kaluar nga një mission luftimesh në një rol mbështetës dhe këshillimi të forcave afgane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG