Lidhje

Maqedoni: Menduh Thaçi jep dorëheqjen nga kreu i PDSH-së


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se jep dorëheqjen.
Ai shkruan se ia ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së.
“Partinë Demokratike Shqiptare do ta drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinator i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z. Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, shkruan z. Thaçi.
Partia e tij pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e 11 dhjetorit prej nga doli vetëm me dy deputetë. Në mandatin para këtij, PDSH kishte shtatë poste ligjvënësish.
XS
SM
MD
LG