Lidhje

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve zgjon kritika


Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve zgjon kritika
Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve zgjon kritika

Nesër Presidenti Barak Obama do të kryesojë Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve. Ky është një ndër aktivitetet e rregullta fetare ku angazhohen presidentët amerikanë. Megjithëse shumë amerikanë duan një president që beson në Zot, disa kritikë thonë se Mëngjesi i Lutjeve është hipokrizi:

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve shpesh organizohet në sallën kryesore të një hoteli luksoz. Ky aktivitet tërheq njerëz të njohur dhe është një simbol i besimit që ka presidenti tek forca e lutjeve.

Ish-Presidenti George Bush në vitin 2008:

“Besoj në fuqinë e lutjeve pasi e kam provuar në jetën time. Lutjet më kanë dhënë forcë në momente të vështira personale”.

Presidenti Barak Obama:

“Ju siguroj që këto ditë po lutem shumë”.

Dy vjet më parë, Presidenti Barak Obama u tha mijëra të ftuarve se shumë gjëra mund të përmbushen përmes lutjeve:

“Lutjet mund të na ringjallin thjeshtësinë brenda vetes. Mund të na mbushin me frymën e vëllazërisë. Mund të na kujtojnë se secili prej nesh është bir i një Zoti të madhërishëm dhe të dashur”.

Mëngjesi i Lutjeve sponsorizohet nga një grup i krishterë i quajtur The Fellowship, që i mban sekret emrat e anëtarëve. Kritikët thonë se ky aktivitet është një shpalosje hipokrizie:

“Ka njerëz që luten por nuk bëjnë më pas asgjë për të ndryshuar rrethanat e individit dhe komunitetit”.

I Përndershmi Grayland Hagler mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në vitin 1993 dhe tha se nuk i kishte lënë përshtypje:

“Për mua, ishte një aktivitet i ftohtë teologjik. Me këtë nënkuptoj një angazhim mekanik në lutje dhe jo një shprehje substanciale të forcës së lutjeve”.

I përndershmi Hagler i përket një grupi klerikësh të besimeve të ndryshme që kanë lidhje me lëvizjen “Zaptimi”. Ata po organizojnë një aktivitet alternativ me titullin “Mëngjesi i Lutjeve për Popujt”.

Besimi është me rëndësi qendrore në jetën e shumë amerikanëve.

Mark Rozell është pedagog në universitetin George Mason dhe redaktor i një libri për besimin dhe presidencën amerikane:

“Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është simbol i një kulture të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara, ku pjesëmarrja në veprimtari fetare po rritet dhe ku njerëzit presin të kenë një president me bindje të forta fetare. Ata nuk e kanë problem të shohin që presidenti angazhohet aktivitete që shpalosin publikisht besimin e tij fetar”.

Ndërkohë që larmia fetare në Shtetet e Bashkuara pasurohet dhe ndërlikohet gjithnjë e më shumë, zoti Rozell thotë se Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është një mënyrë që Presidenti të shprehë publikisht besimin e tij, pa mbajtur anën e një feje apo tjetrës.

XS
SM
MD
LG