Lidhje

Rreziqet e ngarjes së makinës pa përqëndrim të plotë


Mercedes Benz ka hapur shkollën e parë në SHBA për ngarjen e makinës nga të rinjtë

Mercedes Benci ka hapur shkollën e parë për ngarjen e makinës në Shtetet e Bashkuara me shpresë që të rinjtë të mësojnë rreth rreziqeve të ngarjes së makinës, kur e kanë vemendjen të shpërqendruar nga muzika dhe telefonët celularë. Meqenëse jeta në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në disa qytete as që nuk mund të imagjinohet pa makinë, Mercedesi thotë se hapja e shkollës është një mënyrë e mirë për t’i thënë ‘JO’ telefonit celular gjatë ngarjes së makinës.

Ky shofer i ri po bën një demonstrim ndërsa nget makinën, për të treguar se sa e vështirë është të qëndrosh i përqëndruar kur njerëzit të flasin aq më keq kur shkruan një mesazh elektronik.

Statistika alarmuese në Shtetet e Bashkuara tregojnë se aksidentet automobilistike mes të rinjve u shtuan 11 për qind në 6 mujorin e parë të vitit 2011.

Ngarja e makinës jo plotësisht i përqëndruar është bërë një prej rreziqeve më të mëdha për shoferët e sotëm, thotë Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ndërsa aksidentet me makinë janë numri një i shkakut të vdekjeve mes të rinjve të grup-moshës 15-20 vjeçare, mbi 60 për qind e të gjithë adoleshentëve bëjnë aksident automobilistik në vitin e parë të ngarjes së makinës.

Oficeri i policisë, Chris Baldanado me Patrullën e Autostradave të Kalifornisë thotë se ngarja e shpërqëndruar e makinës është sot më e shpeshtë se kurrë më parë.

"Kur përdor celularin ose shkruan mesazh, nuk mund ta kesh vemendjen tek ngarja e makinës, as fizikisht dhe as mendërisht. Kur përdor celularin, sikur edhe për një sekondë të vetme, ti nuk ndjek trafikun dhe të gjithë këta faktorë përbëjnë një skenar të përsosur që ta gjesh veten në aksident".

Mercedes Benci është e vetmja firmë e makinave, që ka hapur një program për edukimin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara si në internet edhe në klasë.

Marc Hemsworth është trajnues në Shkollën e Mercedes Bencit. Ai thotë se sot ekzistojnë shumë faktorë shpërqëndrues për të rinjtë.

"Fëmijët sot bëjnë një jetë shumë më aktive se sa ne. Kursi mbi ngarjen e shpërqëndruar të makinës u jep të rinjve, jo vetëm anën teorike të këtyre rreziqeve, por edhe atë praktike. Se si ndjehesh kur shkruan një mesazh elektronik, kur gre shumë volumin e radios ose kur shokët e tu flasin me zë të lartë".

Shkollat e trajnimit në Shtetet e Bashkuara duhet të liçensohen për këtë qëllim dhe u kërkohet të japin 6 orë mësim duke ngarë makinën. Pastaj prindërit duhet të mbikqyrin fëmijët gjatë ngarjes së makinës për 50 orë të tjera.

Rick Davis e regjistroi të birin në Shkollën e Bencit sepse ai donte një standart më të lartë trajnimi.

"Kurset e ngarjes së makinës për të rinjtë janë biznese trajnimi dhe jo shkolla, ato nuk i edukojnë të rinjtë. Ne donim diçka më tepër për djalin tonë, që ai të mësonte aspekte të sigurisë nga koha kur mori lejen për të ngarë makinën deri në kohën kur mer liçencën".

Shkolla e Bencit e ndan kursin në disa pjesë, përfshirë 15 orë studime në internet, 10 orë në klasë, 6 orë në makinë, gjatë ditës dhe natës dhe në rrugë të ndryshme. Kursi kushton 1,390 dollarë.
XS
SM
MD
LG