Lidhje

Mërdok u kërkon falje viktimave të përgjimeve


Mërdok u kërkon falje viktimave të përgjimeve
Mërdok u kërkon falje viktimave të përgjimeve

Manjati i medias Rupert Mërdok publikoi në shtypin britanik një njoftim ku u kërkon falje viktimave që janë përgjuar nga gazeta e tij News of the World si dhe për skandalin e ryshfeteve me policët.

Në një letër të nënshkruar nga zoti Mërdok thuhet se ai dhe konglomerati i tij ndërkombëtar i medias News Corporation, kërkojnë falje “për padrejtësitë serioze që kanë ndodhur” dhe për “dhimbjen që u është shkaktuar” personave prekur nga veprimet e disa prej gazetarëve të tij të cilët kanë përgjuar telefonat dhe kanë paguar policinë për të marrë informacione.

Kërkesa për falje nga zoti Mërdok vjen pas dorëheqjes që dha dje Les Hinton nga posti i drejtuesit të grupit të medias, Dow Jones në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e skandalit të përgjimeve telefonike.

Dow Jones është pronë e kompanisë së zotit Mërdok, News Corporation. Por dorëheqja e zotit Hinton lidhet me rolin e tij të mëparshëm në mbikqyrjen e gazetave britanike të kontrolluara nga kompania e zotit Mërdok, përfshirë gazetën News of the World, gazetarët e së cilës përgjonin në mënyrë të paligjshme bisedat telefonike.

XS
SM
MD
LG